
Presidenti i Ukrainës u vaksinua këtë të martë, në përpjekje për të shpërndarë skepticizmin e përhapur në publik lidhur me vaksinën antiCovid. Volodymyr Zelenskiy mori vaksinën e AstraZeneca.
“Vaksina do të na lejojë të jetojmë përsëri pa kufizime”, shkroi ai në Twitter.
Zelenskiy fitoi betejën me COVID në muajin nëntor. Ukraina filloi përpjekjen për imunizim javën e kaluar, pasi mori 500 mijë dozat e para të vaksinës AstraZeneca nga India.
Ukraina pret të marrë më shumë doza vaksine përmes programit të shpërndarjes COVAX.
Advertisement