Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se 24 orët e fundit janë bërë 1.208 testime për coronavirus, ndërsa 234 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-99, Prilep – 26, Kavadar – 19, Kumanovë – 17, Strumicë – 15, Negotinë – 9, Tetovë dhe Koçan – 7 secili qytet, Gostivar – 6, Shtip dhe Veles – 5 secili, Ohri dhe Gjevgjelia – 4 secili, Struga – 3, Vinica – 2, Manastir, Kriva Pallankë, Dibër, Dellçevë, Berovë dhe Probishtip – 1 secili.
Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë edhe shtatë pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 274 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 103.020, prej të cilëve 91.507 janë shëruar, ndërsa 3.144 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (1 mars) është 8.369./Telegrafi/
The post Sot shtatë viktima dhe 234 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.