Nertila është kuadër e krijuar në Maqedoni në sferën e komunikimit dhe për atë kemi biseduar me të për të diskutuar në lidhje me dallimet e punës në Maqedoni dhe në Danimarkë, ku ajo tani punon si menaxhuese e rrjeteve sociale në disa kompani.
Arifi thotë se jeta është shumë më e mirë në Kopenhagë ndërsa puna është më e rëndë atje pasi ka më shumë sfida, njofton Telegrafi Maqedoni.
Asaj i mungojnë shumë malet e Maqedonisë, ushqimi vendor dhe bio. Ajo thotë se nuk e ka mendjen të kthehet në Maqedoni për të ushtruar profesionin në pesë vitet e ardhshme.
Këshillat që do t’i kishte dhënë vetes po të ishte 10 vite më e re do të ishin që mos dorëzohet, të jetë më e hapur dhe të njeh më shumë kultura të reja.
Nertila Arifi gjithashtu njihet edhe për udhëtimet dhe për këtë ajo thotë se kjo aventurë është e rëndësishme për të njohur tjerët, kulturat e tjerëve dhe të shijojë ushqimin e vendeve të ndryshme.
Fleksibiliteti në punë dhe profesionalizmi në grupin e punës, është ajo që e dallon ambientin e punës në Kopenhagë në krahasim me Maqedoninë. /Telegrafi/
Shikojeni videon për më shumë.
The post Nertila Arifi: Puna në Kopenhagë më jep mundësi që të tregoj më shumë veten appeared first on Telegrafi.