Siç njoftojnë nga MPB policët e SPB Tetovë zbatuan kontroll në një objekt në pronësi të A.M nga Tetova.
Sipas policisë, lokali në rrugën për në fshatin Saraqinë ka punuar në kundërshtim me Vendimin e Qeverisë së RMV-së dhe janë konstatuar shtatë mysafirë, tre punonjës dhe 20 gra, prej të cilave 18 janë shtetase të huaja dhe dy nga Maqedonia.
Shtetaset e huaja janë dërguar në stacion policor për procedurë të mëtejshme, ndërsa A.M është privuar nga liria./Telegrafi/
The post Arrestohen 18 shtetase të huaja dhe pronari i lokalit në Tetovë appeared first on Telegrafi.
Advertisement