Të hënën kryeministri Edi Rama do të udhetojë drejt Brukselit për të marrë pjesë në mbledhjen e këshillit të stabilizim – asocimit, BE-Shqiperi.
Këshilli, raporton Vizion Plus, mblidhet në mesditen e 1 marsit dhe do të fokusohet te plotësimi i kritereve për procesin e anëtaresimit të Shqiperisë.
Mësohet se gjatë vizitës në Bruksel shefi i qeverisë Rama do të zhvillojë takime me krerët e komisionit europian mes të cilëve; Jozef Borrell, përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe Ursula von der Leyen, presidenten e komisionit europian.
Advertisement