Spasovski: Hetimi duhet të tregoj se kush i ka ndihmuar Mijallkovit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hetimi në rastin e Sasho Mijallkovit duhet të tregojë se ku është lëshimi, nëse dikush ka ndihmuar dhe kush është ai dhe të shoh se ku është problemi në sistemin e përgjithshëm të funksionimit, tha Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski për “24 Vesti”.

Ai është kategorik se Mijallkov nuk u arratis në Beograd, siç pretendon opozita.

“Një seri hapash u ndërmorën nga institucionet, kryesisht në drejtim të zbulimit se kush mund të ndihmojë, kështu që anëtarët e sigurimit të tij privat, anëtarët e familjes së tij dhe të gjithë pasurinë që ai zotëronte ishin një nga mënyrat për të arritur atë dhe të jetë e kënaqur drejtësia. Kush është i përfshirë në arratisje, besoj se në fund të hetimeve do të tregohet”, tha Spasovski.

Lidhur me pyetjen se ku janë shenjat, Spasovski thotë se ato mund të jenë në Ministrinë e Brendshme, Prokurorinë, gjyqësorin dhe policinë sekrete./Telegrafi/

Advertisement

The post Spasovski: Hetimi duhet të tregoj se kush i ka ndihmuar Mijallkovit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy