Ne kemi hapur rrugën që drejtësia të vijë sot. Qytetarët, shteti, institucionet dhe sistemi, këto jemi ne. Të gjithë ne, secili prej nesh sot mund të ketë më shumë paqe për veten, në vetvete. Sepse, kur ka drejtësi, ka paqe, tha Kryeministri Zoran Zaev pas vendimit të ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov.
“Sistemi gjyqësor është qeveri e pavarur dhe sot ne shohim se ka të gjitha rrethanat për të kryet hetim pa ndikim dhe për të organizuar procedime të ndjekjes penale dhe gjyqësore në të cilat zbatohen vetëm provat dhe dispozitat për një gjykim të drejtë për të gjithë pa përjashtim.
Kjo është mënyra në të cilën duhet të kryhen dhe plotësohen të gjitha rastet e krimit të organizuar, si kundër Kushtetutës ashtu edhe ndaj dinjitetit të qytetarëve. Po e lëmë në histori kohën e aktorëve kriminel të pandëshkuar dhe të privilegjuarve”, tha Zaev./Telegrafi/
The post Zaev: Ka ngelur në histori koha e kriminelëve të pandëshkuar dhe të privilegjuar appeared first on Telegrafi.