Ka eskaluar situata në protestat për rastin “Monstra” në Shkup.
Protestuesit e kanë humbur durimin, pasi policia nuk i lejon t’i afrohen objektit të Qeverisë së Maqedonisë.
Siç raportohet, edhe një policë ka marrë lëndime të lehta trupore, ndërsa të njëjtit i është dhënë ndihmë mjekësore.
Organizuesit e protestave vazhdimisht bëjnë thirrje për qetësi, duke kërkuar që policia ta lirojë rrugën.
Advertisement
Plani i protestuesve është që të marshojnë drejt Gjykatës dhe Qeverisë, por të njëjtit janë ndaluar tek “Mavrovasja”./Telegrafi/
The post Përplasje në mes protestuesve dhe Policisë së Maqedonisë në protestat për “Monstrën” appeared first on Telegrafi.
Advertisement