
Jetmir Kurtsmajlaj, 27-vjeçari shqiptar që tentoi të vriste ish të dashurën e tij greke në Itali është mbrojtur para gjykates me arsyetimin se vajza ishte përdorur si karrem nga ish shoku i tij I dhomës për ta infektuar me HIV-AIDS.
.Ngjarja ndodhi disa ditë më parë në Torino, raporton Vizion Plus.
Ish-studenti i Universitetit të Torinos goditi disa herë me thikë studenten greke G.K. 20 vjeç, pasi kjo e fundit kishte kërkuar të ndahej prej tij.
Ky të paktën ishte version i mediave italiane , të cilat bënë të ditur se Kurtsmajlaj nuk pranonte ndarjen me vajzën greke. Në tension e sipër, ai e ka pritur të dashurën I fshehur në një parking pranë shtëpisë së saj, ku dhe më pas e e ka goditur me thikë disa herë në trup.
Për fat të mirë 20 vjecarja e ka kaluar gjëndjen kritike ndonëse ende është e shtruar në reanimacionin e spitalit Molinette te Torinos.
Por ndryshe nga raportimi në mediat italiane, 27 vjecari shqiptar Ii arrestuar pati një tjetër shpjegim për ngjarjen.
Fundi i marrëdhënies, i cili zgjati shumë pak, nuk ka asnjë lidhje ngjarjen. Unë u përpoqa ta vrisja, sepse ajo ishte karrem i përdorur nga ish-shoku im i dhomës për të infektuar mua me AIDS. Prandaj unë doja ta ndëshkoja për këtë veprim.” , tha i riu shqiptar para autoriteteve italiane.
Advertisement