Grant për përfundimin e hekurudhës mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në mbledhjen e sotme të 47-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u shqyrtua Informacioni për dhënien e grantit përmes thirrjes së 25-të për ndihmë teknike dhe për thirrjen e 6-të për grant investues për ndërtimin e aksit rrugor Kriva Pallankë – Kufiri me Republikën e Bullgarisë si pjesë e Korridorit VIII, me tregues me NP për infrastrukturë hekurudhore “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut “ – Shkup, të dorëzojë aplikacionin për këtë grant deri te Fondi Investues për Ballkanin Perëndimor(WBIF).

“Ky grant dukshëm do të përshpejtojë procesin e përfundimit të hekurudhës mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si pjesë e detyrimeve të vendit tonë në zhvillimin e Korridorit 8 Pan-evropian, ndërsa me marrjen e grantit investues do të plotësohet konstruksioni financiar për ndërtimin e aksit rrugor Kriva Pallankë – kufiri me Bullgarinë, i cili do të zvogëlojë borxhin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/

The post Grant për përfundimin e hekurudhës mes Maqedonisë dhe Bullgarisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy