Sipas informacioneve të MPB-së, Sasho Mijallkov ende është në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hetimet që i bën Ministria e Punëve të Brendshme tregojnë se Sasho Mijallkov akoma është brenda territorit të RMV-së.

Këtë e tha sot ministri Oliver Spasovski, i cili tha se të gjitha informacionet thonë se Mijallkov nuk e ka lëshuar shtetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sipas analizave dhe vlerësimeve tona, mendojmë se ai është akoma në shtet. Në rrjedhë janë veprimet tona. Nëse e dijmë ku është, sigurisht se do të përfundonte në burg. Në bazë të informacioneve që i kemi, jemi të bindur se ai është në Maqedoni dhe se do ta nxjerrim para drejtësisë”, tha Spasovski.

Ndërsa informacionet e prokurores Villma Ruskovska, janë se ai ka planifikuar arratisje përmes Kumanovës, për në Serbi./Telegrafi/

Advertisement

The post Sipas informacioneve të MPB-së, Sasho Mijallkov ende është në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy