Arratiset ish-kreu i Shërbimit Sekret në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arratiset ish-kreu i Shërbimit Sekret në Maqedoni

Vendimi për paraburgim shtëpiak ndoshta asnjëherë nuk do të arrijë në duart e Sasho Mijallkovit. Policia malazeze mbrëmë nuk e gjeti as në shtëpinë e tij, e as në shtëpinë e dytë, hotelin “Marriott”.

Që nga mbrëmë, policia ka bllokuar çdo hyrje dhe dalje të hotelit, e sot në mëngjes po kontrollonte çdo veturë që dilte nga parkingu.

Policia mbrëmë lëshoi fletë-arrest kombëtar, e sot pasi Mijalkovi nuk u gjet askund, kërkoi edhe fletë-arrest ndërkombëtar, e Gjykata Themelore e pranoi.

Sipas kumtesës së Prokurorisë publike, Ministria e Punëve të Brendshme, të shtunën ka dorëzuar informacione se Sasho Mijallkov mund të arratiset.

Advertisement

“Indiciet e para që ndoshta i akuzuari Sasho Mijalkov po përgatitet për arratisje nga Ministria e Punëve të Brendshme i kanë ndarë me ne të shtunën në ora 23:00. 

Të dielën në mëngjes janë bërë kontrollet e duhura dhe është përgatitur propozimi për paraburgim. Vendimi nga ana e Prokurorisë është pranuar në orën 18:45. 

Në ndërkohë, derisa e kemi marrë vendimin, prokurorët publik vazhdimisht janë informuar nga persona zyrtar pranë MPB-së, se kanë kontakt vizual me të akuzuar Sasho Mijallkov dhe se ai nuk ka ikur”.

Kryeministri Zaev thotë se e kupton mllefin e qytetarëve, e premton se do të kërkojë përgjegjësi nëse konstatohet se pushteti ekzekutiv nuk ka vepruar në kohë.

Advertisement

“Thashë se do të kërkoj përgjegjësi kur t’i dimë detajet. Por ne ende nuk i dimë për Gruevskin! Mbrëmë gjykata ka dhënë urdhër për burg shtëpiak.

Nëse nuk mashtrohem në orën 18:30 në Byronë për Siguri Publike është marrë urdhri dhe menjëherë është vepruar sipas urdhrit. Rendi është që t’i presim detajet dhe sigurisht nëse ka çfarëdo lëshimi përgjegjësi do të kërkoj publikisht”.

E nga ana tjetër, kreu i opozitës, Hristijan Mickoski, kërkoi dorëheqje të Qeverisë Zaev.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy