Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “mbi 25 mijë qytetarë i thanë JO regjistrimit të falsifikuar të Zaevit”.
“Me mbi 300 pika në shtet, qytetarët masivisht dolën dhe pa frikë e dhanë qëndrimin e tyre. Qytetarët i çuan mesazh Zaevit”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se pas mesazhit të qytetarëve, kryeministri Zaev duhet të bëj tërheqjen e ligjit.
Sipas tyre, Zaevi me marrëveshjen e tij të koalicionit duhet të gjejë mënyrë tjetër për ta kompensuar marrëveshjen.
“Regjistrimi nuk duhet të jetë operacion politik, por statistikor. Zaevi ka mundësi ta pranojë dorën e shtruar të OBRM-PDUKM-së dhe të organizojë regjistrim elektronik. Vetëm kështu do të shihet numri real i popullatës”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM: Mbi 25 mijë qytetarë për tre orë i thanë “jo” regjistrimit të falsifikuar të Zaevit appeared first on Telegrafi.