Zaev: Grafa etnke në letërnjoftime nuk është në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Kam lexuar me kujdes intervistën e Presidentit Stevo Pendarovski dhe natyrisht e vlerësoj pozicionin e tij në lidhje me propozimin ligjor për përkatësinë etnike në letërnjoftimet. Presidenti në një intervistë tha se nëse propozimi ka mbështetjen e partive parlamentare, ai do të nënshkruajë ligjin. Sigurisht, ne do të flasim edhe me të”, tha Kryeministri Zoran Zaev sot kur u pyet nga një gazetar.

Ai shtoi se futja e grafës etnike në kartat e identitetit nuk është në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës dhe as Greqia nuk ka ndonjë rezervë në lidhje me të.

“Këshilltarët e mi të jashtëm, ministrat e jashtëm të atëhershëm dhe tani, biseduan, dhe kjo është absolutisht e ndërlidhur me Marrëveshjen e Prespës. Është e rëndësishme të respektohet plotësisht shtetësia ku qëndron “Maqedonas / Qytetarë të RMV”. Identiteti etnik i maqedonasve është konfirmuar nga Marrëveshja e Prespës, pasi gjuha maqedonase është konfirmuar dhe nuk ka absolutisht asnjë kërcënim ndaj ndonjë interesi në vend dhe nuk ka absolutisht asnjë pengesë ose kufizim nga Greqia miqësore”, tha Kryeministri.

Ai shtoi se identiteti etnik i maqedonasve është konfirmuar me Marrëveshjen e Prespës, ashtu si gjuha maqedonase është konfirmuar dhe nuk ka absolutisht asnjë kërcënim ndaj interesave tona në vend./Telegrafi/

Advertisement

The post Zaev: Grafa etnke në letërnjoftime nuk është në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy