“Neotel” me ofertë të re për ndjekjen e të gjitha ngjarjeve sportive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Neotel” me ofertë të re për ndjekjen e të gjitha ngjarjeve sportive

Me ofertën e re, dashamirët e sportit tani kanë mundësi të shkëlqyer me parapagesë promovuese të aktivizojnë njërin nga paketat me internet super të shpejtë si dhe televizion interaktiv – neoTV, në të cilën përveç numrit të madh të TV-përmbajtjeve, ofrohen edhe të gjitha kanalet sportive në tregun e Maqedonisë.

Më herët “Neotel” e vendosi paketën sportive ArenaSport, nëpërmjet të cilit shfrytëzuesit mund të ndjekin kanalet sportive më prestigjioze me fotografi kristale HD. Përveç vendosjes së kanaleve të reja sportive, përdoruesit vazhdojnë të ndjekin përmbajtjet e SportKlub, si dhe Eurosport, gjithashtu me fotografi HD.

Paketa shtesë Arena Sport, e cila tani mund të aktivizohet me çmim promovues prej 120 denarëve, u mundëson përdoruesve të shikojnë ndeshje nga UEFA Champions League, UEFA Europa League, kampionatet kombëtare të Francës, Portugalisë, Italisë, ndeshjeve të basketbollit NBA dhe ABA Ligat, ndeshjet e Ligës së Kampionëve EHF dhe përmbajtje të tjera të shumta sportive.

Me televizionin interaktiv neoTV, përdoruesit mund të shfrytëzojnë të gjitha përfitimet tjera, si incizimi, pauzimi dhe ri emetimi i momenteve më të mira. Përveç mundësisë për ndjekje të të gjitha kanaleve sportive në neoTV, përdoruesit mund t’i ndjekin përmbajtjet edhe në pajisjet e tyre smart (tablet ose smartphone), pa parapagim shtesë.

Advertisement

Për më shumë detaje vizitoni neotel.mk.

The post “Neotel” me ofertë të re për ndjekjen e të gjitha ngjarjeve sportive appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy