Ekziston një numër kombinimesh ushqimore që mund të ndikojnë për keq në sistemin tuaj të tretjes dhe madje mund të ju sëmurin.
Sanduiç dhe kafe
Kur nuk keni kohë, një mëngjes i shpejtë është një zgjidhje e zakonshme. Ku konsumoni sanduiç me djathë dhe kafene, ju u thoni lamtumirë të gjitha vetive të shëndetshme.
Karbohidratet në bukë parandalojnë tretjen e duhur të kalciumit. Për më tepër nëse shtoni kafe, kjo nuk do të ketë aspak përfitim për shëndetin tuaj.
Këshillë: Nëse doni të konsumoni sanduiçe me djathë, të paktën përpiquni të zëvendësoni kafenë me çaj të bardhë ose jeshil.
Domate dhe kastraveca
Ky është një kombinim shumë i përdorur për një sallatë verore. Gjithsesi, hulumtimi i fundit tregon se kombinimi i këtyre dy perimeve mund të bëjë që vitaminat që pëembajnë të dy perimet nuk do të treten si duhet.
Këshillë: Hani domate dhe kastraveca veç e veç. Për shembull, sot mund të bëni një sallatë me domate dhe zarzavate, dhe nesër – një sallatë me kastraveca.
Patate dhe mish
E kush mund t’i rezistojë një bifteku me patate të skuqura? Fatkeqësisht, ky është një kombinim shumë i rëndë i ushqimit. Kur konsumohen së bashku, bëhet e vëshirë tretja e tyre dhe mund të sjellin çrregullime të tilla si urth, belbëzime, gazra dhe shumë të tjera.
Këshillë: Si pjatë dytësore për mishin, zgjidhni perime pa niseshte – brokoli, lulelakër, fasule jeshile, ose kungull i njomë.
Birrë dhe kikirikë
Të gjithëve u pëlqen të hanë kikirikë kur pinë birrë. Sidoqoftë, ushqimet me shumë kripë kur shoqërohen me pije alkoolike, jo vetëm që nuk janë të shëndetshme, por gjithashtu çojnë në dehidrim.
Këshillë: Kur pini ndonjë alkool, mbani ujë ose sodë afër për të shmangur dehidratimin.
Qumësht dhe banane
Ky kombinim ushqimor, është mjaft i përdorur sidomos në një vakt mëngjesi.
Mirëpo, frutat, veçanërisht ato të ëmblat këshillohet që të hahen veçmas. Ato qëndrojnë brenda trupit më gjatë, duke ngadalësuar sistemin e tretjes, veçanërisht kur hahen me ushqime të tjera. Përsa i përket qumështit, është gjithashtu e shëndetshme ta pini vemas.
Këshillë: Konsumoni bananet ndërmjet vakteve kryesore. /Lajmi.net/