Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka arrestuar 19 anëtarë të një grupi terrorist.
Grupi i Ekstremistëve, sipas mediave vendase, dyshohet se kishte përgatitur sulme në Kaukazin e Veriut, raporton Vizion Plus.
Advertisement
Autoritetet vendase njoftuan se ideologjia e grupit, e quajtur tekfirizëm, i justifikon masat radikale kundër të ashtuquajturve jobesimtarë, përfshirë edhe myslimanët, dhe qëllimi i tyre është te krijojne kalifatin.
Ne momentin e arrestimit autoritetet ruse sekuestruan armë, municion, eksplozivë dhe literaturë ekstremiste.
Advertisement
Terroristet akuzohen për organizimin dhe pjesëmarrje në aktivitetet ekstremiste.
Grupi i tyre është ndaluar dhe është shpallur ekstremist në Rusi që nga shtatori i vitit 2010.
Advertisement