Polumbarët e RENEA nxjerrin nga lumi trupat e pajetë të dy elektriçistëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Polumbarët e RENEA nxjerrin nga lumi trupat e pajetë të dy elektriçistëve

Është dashur ndërhyrja e polumbarëve të forcave RENEA për të nxjerre nga Lumi Drino trupat e dy elektricisteve të cilët humbën jetën pasi mjeti i tyre u mor nga rrjedhja e fortë e lumit në mesnatë.

Dy elektricistet Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj ishin nisur për të rregulluar një avari në fshatin “Asim Zeneli”  mirëpo gjithcka është kthyer në tragjedi, raporton Vizion Plus.

 

Rreth orës 00:30, në shtratin e lumit Drino, një automjet të OSHEE-së, në përpjekje për të kaluar lumin, e ka marrë rrjedha e lumit dhe për pasojë kanë humbur jetën dy elektricistët që ndodheshin në mjet, shtetasit I. I., 64 vjeç dhe S. K., 52 vjeç banues në Gjirokastër.

Advertisement

Trupat e të dy shtetasve u nxorën nga polumbarët e RENEA-s.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy