Vrasje për hakmarrje, pamje filmike dhe përgjime se kush e nxorri në pritë Eri Zefin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasje për hakmarrje, pamje filmike dhe përgjime se kush e nxorri në pritë Eri Zefin

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 34-vjeçarit Eri Zefi, ngjarje e ndodhur me 2 tetor të vitit 2019-të në fshatin Zall-Xhuxhe të Njesisë Administrative të Fanit në Mirditë.

 

Në lidhje me këtë krim, raporton Vizion Plus, është dërguar i pandehur Mikel (Gjovalin) Alia dhe ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes së kryer në bashkëpunim. Prokuroria  ka prova qe sipas saj vertetojne nepermjet pamjeve filmike dhe tabulateve se Mikel Alia nxorri ne prite viktimem Eri Zefi.

 

Advertisement

Vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës mes 1 tetorit dhe 2 tetorit të vitit 2019-të pikërisht në vendin ku është gjetur edhe trupi i viktimës në një kanal 50 metra larg rrugës së kombit.

 

Ekzekutimi i të riut dyshohet të jetë kryer për hakmarrje, pasi vëllai i tij është i dënuar për vrasje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy