Nesër në ora 10:00 në spitalin modular në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup do të fillojë vaksinimi i punonjësve shëndetësorë të cilët punojnë në covid qendrat.
Të parët të cilët do të vaksinohen janë dy punonjës shëndetësor nga klinika ifentkive, ndërsa pas vaksinimit do të japin deklarata edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, kryetarja e Komitetit për imunizim Aleksandra Grozdanova si dhe punonjësit e vaksinuar.
Vaksinimi po ashtu do të shfaqet në Facebook te faqja e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ndryshe, në ditën e parë të vaksinimit janë paraparë rreth 260 punonjës shëndetësorë./Telegrafi/
Advertisement
The post Dy punonjës shëndetësorë nesër do ta pranojnë vaksinën kundër COVID-19 në Shkup appeared first on Telegrafi.