Rusia, përmes diplomatit të saj të lartë, Sergei Lavrov, deklaroi gatishmërinë për të rivendosur marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.
Ministri i Jashtëm rus tha se diçka e tillë do të ndodhë pasi BE të ndërpresë shkatërrimin e marrëdhënieve.
Advertisement
“Marrëdhëniet janë dëmtuar qëllimisht me iniciativën e Brukselit. Rusia do të jetë e gatshme të rivendosë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian nëse Brukseli ndalon shkatërrimin e tyre. Zgjedhja është Bashkimi Evropian. Rusia synon të zhvillojë marrëdhënie të dobishme me Evropën, ku Moska ka shumë miq”, tha Lavrov pas një takimi me homologun e tij finlandez, Peka Haavisto.