Sonda “Hope” e Emirateve të Bashkuara Arabe dërgoi foton e parë nga Marsi, disa ditë pas hyrjes së saj në orbitë rreth planetit, njoftoi sot agjencia hapësinore kombëtare.
Fotoja e bërë të mërkurën, një ditë pasi Emiratet e Bashkuara Arabe vendosën me sukses sondën e tyre, të quajtur “Amal” në arabisht (Shpresë), rreth orbitës së Marsit, duke u bërë vendi i parë arab që realizon një arritje të tillë.
“Misioni Mars i Emirateve ka kapur imazhin e vullkanit më të madh të sistemit diellor Olympus Mons, në dritën e diellit herët në mëngjes”, theksoi agjencia në një komunikatë.
“Imazhi i parë nga marsi i marrë nga sonda e parë arabe në histori”, theksoi në Tweeter Mohammed ben Rached al-Maktoum, emiri i Dubait dhe kryeministri i vendit.
Imazhi është marrë nga një lartësi prej 24 700 km, mbi sipërfaqen e marsit.
Sonda është perceptuar për të dhënë një imazh të plotë të dinamikës meteorologjike të planetit. Por, ajo përbën kryesisht një hap drejt një objektivi më ambicioz, vendosja e një kolonie njerëzore në MArs brenda një afati 100 vjeçar.