OBRM-PDUKM: Maqedonia është kampion për korrupsion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se Maqedonia është lider evropian për krim dhe korrupsion.

“Skandalet e përditshme të pushtetit për krim të njerëzve të afërm të tyre, tenderët e kurdisura nga institucionet shtetërore e sollën Maqedoninë në fund në raportin e Transparency International, konkretisht në vendin e 111. Pikërisht për shkak të mos sundimit të së drejtës dhe drejtësisë selektive, si dhe për përndjekjet politike të pushtetit, Ekonomist e ka ranguar Maqedoninë si regjim hibrid”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Më tej shtojnë se tenderët në shëndetësi të cilat sipas tyre kanë qenë drejtpërdrejtë të lidhura me ministrin Venko Filipçe dhe kanë mbetur të mbyllura në fjoka dhe për këto nuk ka pasur asnjë procedurë nga Antikorrupsioni ose Nikollovski.

“Nuk pamë asnjë epilog as për keqpërdorimin e parave evropiane, për trajnimin e gomarëve ose dhënia e mijëra eurove për sallonin e bukurisë. Nuk ka asnjë procedurë as për licencat e kurdisura për marijuanë, as për Den Donçevin, as për Reket”, thuhet mes tjerash në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Advertisement

Sipas tyre për këto degradime, përgjegjësi duhet të ketë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

The post OBRM-PDUKM: Maqedonia është kampion për korrupsion appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy