Komunikacioni nëpër rrugët e vendit sot në mëngjes po zhvillohet në kushte dimri, nëpër rrugë të lagështa, në disa vende edhe me pjesë të mbetura të dëborës. Për shkak të temperaturave të ulëta ka edhe ngrica.
Në ndërprerje të plotë është në mes fshatrave Rankovc dhe German, derisa në disa akse të tjera rrugore ka ndalesa për mjetet e rënda dhe maunat.
Nga LAMM njoftojnë se ndalesa për kamionë ka në rrugën Prilep-Kavadar përmes qafës malore të Pletfarit, ndërkohë në rrugën Tetovë-Bregu i Diellit ndalesa për kamionë dhe autobusë.
Ndalesa ka edhe në rrugën Manastir-Resnjë përmes qafës malore Gjavato, Kriva Pallankë-Deve Bair si dhe Mavrovë-Dibër. Mjetet e rënda nuk mund të lëvizin edhe në rrugën Dibër-Strugë.
The post Komunikacioni në Maqedoni me vështirësi, ndalesa në disa akse rrugore appeared first on Telegrafi.