Të qenit mbipeshë ose obezë bën që njerëzit të jenë më të rrezikuar nga sëmundje si tumoret dhe shumë lloje kanceri që lidhen me mbipeshën.
“Ne kemi nevojë për të ngrënë ushqim më të mirë, por po aq të rëndësishme janë dhe ushtrimet në parandalimin e kancerit”, tha Linda Bauld, pedagoge në Universitetin e Edinburgut, Mbretërinë e Bashkuar.
Bauld, e cila do të kryesojë seancat në një konferencë virtuale, “Parandalimi i Kancerit, Aktiviteti Fizik”, që do të mbahet nga 23 në 25 shkurt, tha se ndërsa duhani dhe pirja e duhanit mbetën shkaku kryesor i kancerit, mbipesha tani ishte rreziku i dytë më i lartë dhe në të ardhmen ka të ngjarë të bëhet shkaku kryesor.
Kjo po drejtohet nga dy faktorë. Gjithnjë e më shumë njerëz po heqin dorë nga pirja e duhanit ndërsa akoma më shumë njerëz po bëhen obezë dhe gjithë situata me Covid-19 e ka përshpejtuar këtë proces.
Si rezultat, pritet që deri në vitin 2040 mbipesha të ketë kapërcyer pirjen e duhanit si shkaku kryesor i kancerit tek gratë, një model që burrat do të ndjekin disa vjet më vonë.
Ata që janë trajtuar për tumore kanë më shumë mundësi që kanceret e tyre të mos kthehen nëse ushtrojnë më shpesh dhe mbajnë dieta.
Studimi i fundit ka theksuar gjithashtu lidhjet midis stërvitjes dhe kancereve te tjera. Në një eksperiment të fundit me minj, shkencëtarët, të financuar nga Cancer Research nga Mbretëria e Bashkuar, krahasuan një grup minjsh që rrinin ulur me një grup tjetër që bënin stërvitje për 30 minuta, tri herë në javë. Shkencëtarët zbuluan se ushtrimet ulnin nivelet e inflamacionit të mëlçisë, të cilat mund të çojnë në tumore dhe përmirësuan metabolizmin, madje edhe në ata që kishin sëmundje të përparuar të mëlçisë.
Përveç kësaj, studimi, i cili u drejtua nga Profesor Derek Mann, nga Qendra e Universitetit të Newcastle për Kancerin, zbuloi se minjt që ushtronin kishin më pak yndyrë në mëlçi dhe lëviznin më shpejt.
“Ne donim të shihnim nëse ushtrimet në minj, një rutinë që mund ta bëjë çdo njeri, mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të zhvillimit të tumoreve të mëlçisë”, tha Mann.
Kërkimi është i rëndësishëm sepse nivelet e kancerit të mëlçisë tek njerëzit janë rritur në dekadën e fundit.
“Të kuptuarit se si të parandalojmë më mirë disa nga ato raste mund të ketë një ndikim të madh për njerëzit në rrezik të sëmundjes”, shtoi Mann.
Një tjetër studim i fundit nga Cancer Research tregoi se më shumë se 135,000 raste të kancerit, rreth katër në 10 raste britanike, mund të parandalohen çdo vit kryesisht përmes ndryshimeve të stilit të jetës, me rritjen e aktivitetit fizik të çdo lloji që luan një rol kryesor.
“Problemi i vërtetë është të kemi shumë yndyrë në trupa. Sidoqoftë, ka shumë prova që tregojnë se ka shumë të ngjarë që mund të ketë më shumë përfitime për parandalimin e kancerit përmes rritjes së aktivitetit fizik”, përfundon Mann. (The Guardian, gazeta “Si”)