Ambasadori amerikan në Prishtinë: I takon popullit të Kosovës të vendosë se si do të duket qeveria e re

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasadori amerikan në Prishtinë: I takon popullit të Kosovës të vendosë se si do të duket qeveria e re

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett tha se i takon popullit të Kosovës që të vendosë se si do të duket Qeveria e re e Kosovës.

Kosnett tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara që zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit të jenë të lira dhe të sigurta.

“SHBA-ja është e përkushtuar që të shohë zgjedhje të lira, fer dhe të sigurta. Por, nëse dikush u thotë se SHBA-ja ka ndonjë rezultat të parapëlqyer, kjo thjesht nuk është e vërtetë. Ne jemi të përkushtuar për të parë zgjedhje të lira, të drejta dhe të sigurta, por vetëm popullit të Kosovës i takon që të vendosë se si do të duket qeveria e re e këtij vendi”, tha Kosnett për mediat në Prishtinë, pas vizitës që i bëri Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ambasadori Kosnett po ashtu inkurajoi qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit.

Advertisement

Në Kosovë, të dielën po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 1.794.862 qytetarë.

Ata mund të votojnë në 888 qendra të votimit, që kanë 2.382 vendvotime në 38 komunat e Kosovës.

Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut.

Në këto zgjedhjet është thënë se do të votohet vetëm me dokumente të Kosovës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy