Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se sot do të pranojnë dërgesën e parë me vaksina kundër Covid-19 nga Serbia.
Vaksinat do të arrijnë në ora 10:00 në vendkalimin kufitar Tabanoc. Në pranim-dorëzimin do të merr pjesë delegacioni nga Republika e Serbisë, që do të udhëhiqet nga presidenti Aleksandar Vuqiç, kurse nikoqir do të jetë kryeministri Zaev.
Maqedonia e Veriut përmes Serbisë ka siguruar 8 mijë doza të vaksinës “Pfizer” kundër Covid-19./Telegrafi/
The post Maqedonia sot pranon vaksinat nga Serbia appeared first on Telegrafi.
Advertisement