Në dhjetor vitin e kaluar shtetin e kanë vizituar 6016 mysafirë të huaj. Sipas të dhënave të publikuara numri i turistëve të huaj në këtë muaj në raport me dhjetorin 2019 shënon ulje prej 85,2 për qind. Për dallim prej atyre të huaj, tek turistët vendorë është vërejtur rritje prej 20,7 për qind, ndërsa numri i tyre në dhjetor 2020 është 25.159.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i turistëve në dhjetor të vitit 2020 është 31.175 ndërsa numri i bujtjeve është 60.345.
Numri i turistëve në dhjetor të vitit 2020 në raport me dhjetorin 2019 është ulur për 49,3 për qind, ndërsa numri i bujtjeve është zvogëluar për 49,5 për qind.
Numri i bujtjeve të turistëve vendorë në dhjetor 2020, në raport me dhjetorin 2019, është rritur për 2 për qind ndërsa bujtjet e turistëve të huaj është zvogëluar për 81,6 për qind.
Në periudhën janar – dhjetor 2020, në raport me atë periudhë prej vitit të kaluar, numri i turistëve është zvogëluar për 60,5 për qind edhe atë: tek turistët vendorë ka ulje për 18,3 për qind, ndërsa tek të huajt ka ulje prej 84,4 për qind.
Në periudhën janar – dhjetor 2020, në raport me këtë periudhë të vitit të kaluar, numri i bujtjeve është zvogëluar për 48 për qind me ç’rast tek turistët vendorë ka ulje për 14,2 për qind ndërsa tek të huajt ka ulje për 84 për qind.
The post Rreth 6.000 turistë të huaj e kanë vizituar Maqedoninë në dhjetor të vitit të kaluar appeared first on Telegrafi.