Gati 24 ore pas finalizimit te operacionit te SPAK qe coi ne arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe te 9 personave te tjere, te dyshuar per korrupsin, ka reaguar dhe Presidenti Ilir Meta.
Ai kerkoi qe cdo gjyqtar i korruptuar te arrestohet dhe i kujtoit Prokurorise se Posacme, padine e tij ndaj Ardian Dvorani, edhe pse nuk e permendi me emer, ben te ditur Vizion Plus.
Shqiperia nuk ka nevoje per drejtesi me regji, nderkohe qe ne SPAK jane prej kohesh edhe kallezimet, provat dhe faktet per gjyqtar te tjere te nivelit me te larte.Advertisement
Meta kishte nje mesazh dhe per mazhorancen, e cila jo pak here ka sulmuar sjelljen poltitike te kreut te shtetit.
Kush aka shqetesim nga angazhimi im qe ti kujtoi qytetareve shqiptareve se fuqia e tyre e vertete eshte vota e tyre dhe dinjiteti, e ardhmja, pergjegjshmeria ndaj femijeve eshte vota. Askush nuk mund te ankohet ne demokraci nese nuk merr pjese ne zgjedhje, ne menyre te lire dhe demokratike larg cdo forme presioni dhe intimidimi.
E ne fund, i pyetur per rastet e korrupsionit ne shendetesi, kreu i shtetit kerkoi qe te gjithe ata qe abuzojne ne keto kohe te veshtira, infermier, mjek apo edhe zyrtare permes tenderave sekret, duhet te pergjigjen perpara drejtesise.