
Turqia është goditur nga një tjetër tërmet mengjesin e kësaj të premteje.
Lëkundjet me magnitudë 4.5 të shkallës richter kanë tronditur province Kastamonu e cila ndodhet në Detin e Zi në Turqi.
Autoriteti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) konfirmoi se thellësia e lëkundjes ishte 7 km.
Tërmeti është regjistruar në orën 06:37 por fatmirësisht deri tani nuk ka raportime për të lënduar.
Advertisement
Tërmeti i fundit I rëndë që goditi Turqinë ishte në tetor 2020 në Izmir, ku mbeten të vdekur 116 persona.