Kina fik sinjalin e BBC-së: Ka dëmtuar interesat tona kombëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kina fik sinjalin e BBC-së: Ka dëmtuar interesat tona kombëtare

Kanalit televiziv britanik BBC, i është ndaluar transmetimi në Kinë, ka njoftuar Administrata Kombëtare për Radio dhe Televizion, përmes një deklarate më 11 shkurt.

Ky njoftim ka ardhur një javë pasi rregullatori britanik i mediave, i ka refuzuar televizionit shtetëror kinez licencën për transmetim.

Përmbajtja e kanalit britanik ka shkelur “seriozisht” udhëzimet për raportim në këtë shtet, duke përfshirë “kërkesat që lajmet të jenë të sakta dhe të vërteta”, dhe të mos “dëmtojnë interesat kombëtare të Kinës”, është thënë në deklaratë.

“Administrata Shtetërore për Film, Televizion dhe Radio nuk lejon BBC-në që të vazhdojë transmetimin në Kinë, dhe nuk pranon aplikimin vjetor për transmetim” është thënë mes tjerash në njoftim.

Advertisement

Një zëdhënëse e BBC-së ka thënë përmes një deklarate me shkrim se ky medium është i “zhgënjyer që autoritetet kineze kanë vendosur kështu”.

“BBC është transmetuesi më i besuar i lajmeve në botë dhe raporton për tregime nga e gjithë bota në mënyrë të saktë, të paanshme dhe pa frikë apo favorizim”, është thënë mes tjerash në koment.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy