Shahpaska: Të dielën do të punojë vetëm minimumi i domosdoshëm nga veprimtaritë të cilat janë përjashtim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Versioni i fundit i projektligjit përfshin 34 veprimtari për të cilat do të lejohet të punojnë të dielave, duke përfshirë të punësuarit në ndërmarrje publike dhe institucione me rëndësi vitale. Sipas ministres së Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, 30 për qind e veprimtarive do të jenë përjashtim në zgjidhjen e re ligjore, por nuk do të jenë të gjithë të punësuarit por minimumi i nevojshëm për të mos ndërprerë vazhdimësinë që shteti të funksionojë.

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin televiziv “Top Tema” në TV Telma Shahpaska potencoi se procesi i punës duhet të riorganizohet dhe duhet të fitohet zakon i mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve, të cilat ende rregullohen në Ligjin e marrëdhënieve të punës, por shkelen nga punëdhënësit. Punonjësi që do të punojë të dielën duhet të marrë 50 për qind mëditje dhe një ditë pushim në javën pas. Shahpaska tha se nuk mund të bëhen implikime financiare për momentin, por tha se zgjidhja e re nuk do të rrisë papunësinë.

“Nuk mund të lëmë vendin pa veprimtari të cilat janë të domosdoshme për të funksionuar. Të gjitha proceset që kanë vazhdimësi nuk duhet të ndërpriten, por me minimumin e nevojshëm të funksionojnë. Si qeveri ne do të jemi të pasuksesshëm nëse ka shkarkime nga puna. Vetëm me organizim të mirë dhe ndryshim të zakoneve mund të rikthehet ajo që quhet e drejtë e punës”, tha Shahpaska.

Sqaroi se zgjidhja ligjore parashikon përfshirjen aktive të Inspektoratit të punës dhe se do të ketë masë për të mbyllur subjektin (ndoshta 15 ditë) që do të punojë të dielën, dhe përveç kësaj do të ketë gjobë në përputhje me Ligjin për kundërvajtjet . Vlerëson se ky do të jetë një paralajmërim serioz, të drejtat e punëtorëve do të respektohen dhe me javën jopunuese vlerat e familjes do të kthehen.

Advertisement

Sipas deputetes Bllagica Lasovska nga OBRM-PDUKM, ligji për të dielën ditë jo pune është populist me të cilën qeveria dëshiron ta shpërqendrojë publikun nga problemet reale, të tilla si mungesa e vaksinave, papunësia dhe problemet në ekonomi.

Angel Dimirov nga Organizata e punëdhënësve beson se duhet saktësuar se kush nuk do të punojë sepse ka veprimtari që do të përfshihen por ato kanë shërbime që duhet të funksionojnë, siç është rasti i qumështoreve dhe shërbimet e tyre.

The post Shahpaska: Të dielën do të punojë vetëm minimumi i domosdoshëm nga veprimtaritë të cilat janë përjashtim appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy