Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka pritur këtë të mërkurë në Tiranë, homologun e saj sllovak Ivan Korçok, i cili u ndal në Shqipëri në kuadër të një turi rajonal.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, raporton Vizion Plus, të dy ministrat nënvizuan nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, i cili ende është shumë i vogël. Në fjalën e saj, Xhaçka u ndal tek procesi i integrimit duke vlerësuar qasjen e Sllovakisë pro zgjerimit.
OLTA XHAÇKA
AdvertisementMINISTRE PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME
Pas progresit të bërë nga vendi ynë në plotësimin e detyrimeve kryesore me fokus reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore, hapja e negociatave do të përbënte një vlerësim të merituar të Shqipërisë, e cila tashmë i ka plotësuar kushtet për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.
Progres i cili u përshëndet edhe nga ana e Ministrit të Jashtë Sllovak, por ai shtoi se Shqipëria duhet të vijoi në rrugën e reformave, pasi ato bëhen për qytetarët e jo për Brukselin.
IVAN KORČOKMINISTËR PËR PUNËT E JASHTME DHE EVROPIANE I SLLOVAKISË
AdvertisementËshtë e qartë që jeni të gatshëm për të filluar procesin e negociatave dhe pasi të kemi gjetur ne konsensus dhe shpresoj që kjo do të bëhet gjatë Presidencës portugeze, unë shpresoj shumë që si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut do të fillojnë negociatat. Por do doja tu inkurajoja që të vazhdoni këto reforma, sepse në fund të fundit këtë po e bëni për qytetarët shqiptarë dhe jo për të kënaqur Brukselin apo shtetet anëtare.
Sllovakia është një nga 5 shtetet e BE-së që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e për këtë Xhaçka i bëri një kërkesë homologut sllovak.
OLTA XHAÇKA – MINISTRE PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME
I kërkova kolegut tim të marrë në konsideratë mundësinë e lejimit të një zyre përfaqësimi të Kosovës në Bratislavë, çka do të shërbente jo vetëm për të rritur komunikimin mes dy vendeve, por edhe si një tregues i vullnetit të mirë dhe i mbështetjes së procesit aq të vështirë të dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Por ministri Sllovak nuk zgjodhi ti përgjigje kësaj kërkesë, në vend të saj ripërsëriti qëndrimin e zyrtar të Bratisllavës.
IVAN KORČOK – MINISTËR PËR PUNËT E JASHTME DHE EVROPIANE I SLLOVAKISËE shfrytëzova këtë mundësi për të theksuar dhe njëherë qëndrimin e pandryshuar të Sllovakisë, që nuk do të thotë që ne po e shpërfillim apo injorojmë Kosovën, por që në këtë moment nuk po ndryshojmë qëndrimin tonë, pra mosnjohjen e Kosovës dhe deklaratën e njëanëshe të Pavarësisë së Kosovës. Natyrisht që në këtë kontekst ne po e ndjekim nga afër dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe natyrisht zoti Lajcak është ai që po ndihmon një marrëveshje ose një rakordim ligjor.
Advertisement
Ministri Korçok i dorëzoi ministres Xhaçka fondin e ndihmës prej 30 mijë euro akorduar nga Sllovakia për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë në përballimin e pandemisë.