Komiteti teknik i eksperteve është mbledhur në këto momente në ministrinë e shëndetësisë, për të deklaruar vendimet që lidhen me situatën më të fundit të pandemisë në vend.
Të dhënat e regjistruara ditët e kaluara, sipas Vizion Plus, tregojnë një trend rritës të personave të prekur e po ashtu edhe të viktimave.
Advertisement
Si pasojë e kësaj situate, një ditë më parë kryeministri Rama lajmëroi masat e reja.
Kufizimet pritet të përfshijnë orën policore si dhe ndëshkime më të forta për shkelësit e rregullave.
Advertisement