Bllokimi i proceseve integruese por edhe kërcënimi nga humbja e identitetit nacional rriti përqindjen e euro-skepticizmit, i cili për 7,6% është më i lartë se vitin e kaluar. Këtë e tregon hulumtimi i bërë nga Instituti për demokraci – Societas Civilis në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer.
Njeriu i parë i Institutit për demokraci, Marko Troshanovski, thotë se zhgënjimi ka të bëjë me mosrespektimin e parimeve nga vetë BE. Në mënyrë shtesë fillimisht skepticizmi u rrit për shkak të mosmiratimit francez të negociatave për shkak të metodologjisë së re, ndërsa ndikim të madh ka edhe vetoja bullgare.
“Perceptimi i përgjithshëm i qytetarëve është se mekanizmat e zgjerimit nuk e vlerësojnë përkushtimin e shtetit në proceset reformuese, për shkak se, siç e dini që në të dy rastet kjo nuk ishte për shkak se Maqedonia nuk ka pasur sukses, por se ka dështuar BE. Është e kuptimshme pse janë të zhgënjyer qytetarët, ndërsa fajtorë për këtë nuk është askush tjetër përveç Bullgarisë, e cila zgjedh tema simbolike, imponon temat historike, përkundër kritereve që duhet të vlerësohen si meritë dhe kompetencë”, tha Marko Troshanovski – Instituti për Demokraci.
Me këtë pajtohet edhe Simonida Kacarska nga Instituti për politika evropiane. Ajo thotë se më e zhgënjyer është popullata më e re, e cila thotë se kufizimi i perspektivave dhe ardhmërisë së tyre me shumë gjasa do të pasqyrohet në rritjen e shpërnguljes nga vendi.
“Qytetarët reagojnë në sinjalet negative që i morëm prej BE-së, përkatësisht në bllokadën e Bullgarisë. Pa dyshim, afërsinë që e kemi, para se gjithash, afërsinë fizike deri te BE-ja kontribuoi që të kemi shkallë më të madhe të shpërnguljes në vendet më të zhvilluara”, potencoi Simonida Kacarska – Instituti për Politika Evropiane.
Indikativ është e dhëna se është rritur edhe skepticizmi te popullata shqiptare e cila deri më tani ishte përkrahës i madh i BE-së.
“Paraprakisht ishte evidente se mbi 90% të shqiptarëve e përkrahin rrugën evropiane të vendit tonë, që nuk ishte rast edhe te komuniteti maqedonas, kishte një pjesë e popullatës e cila ishte skeptik dhe ky numër po rritet. Megjithatë, te shqiptarët nuk ishte kështu. Tani, për herë të parë shohim përafrim të qëndrimeve te dy komuniteteve më të mëdha etnike në vend, përkatësisht rritje e euro skepticizmit edhe te shqiptarët”, theksoi Marko Troshanovski – Instituti për Demokraci.
Atë që e tregoi hulumtimi është edhe fakti se më pak përkrahje ndaj BE-së kanë simpatizuesit dhe përkrahësit e OBRM-PDUKM-së dhe se një e treta prej tyre janë kundër anëtarësimit në BE. Mickoski thotë se qytetarët në përgjithësi kanë më pak besim për shkak të kërkesave të Bullgarisë.
“Unë do të thosha se qytetarët ndoshta kanë gjithnjë e më pak besim tek institucionet e BE-së për shkak se po shohin se ato heshtin para vrullit të vjetërsuar dhe dëshirave retrograde të fqinjit tonë lindor, dëshirave për asimilim të popullit maqedonas dhe shtetit maqedonas”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryetar i OBRM-PDUKM-së.
Hulumtimi tregon se edhe krahas përqindjes së rritur të euro skepticizmit, BE-ja edhe më tutje konsiderohet aleati ynë më i madh./TV21/
The post Maqedoni: Bullgaria inkurajon euro-skepticizëm! appeared first on Telegrafi.