Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ia ktheu iniciativën udhëheqësit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoskit për të mbledhur nënshkrime sepse ai nuk përdori emrin kushtetues të vendit.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski shkroi në Facebook se shumica qeveritare nuk e pranoi iniciativën e qytetarëve për shtyrjen e regjistrimit.
Ai gjithashtu publikoi letrën me të cilën Kryetari i Kuvendit e njofton për refuzimin dhe e në të njëjtën është nënvizuar “Veriut” nga emri kushtetues i vendit.
Në letër thuhet se iniciativa për shtyrjen e regjistrimit nuk është pranuar, sepse thuhet se i paraqitet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, diçka që nuk ekziston në rendin juridik të Republikës, ashtu si “Ligji për Regjistrimi në Republikën e Maqedonisë”.
The post Xhaferi nuk pranon iniciativën e Mickoskit për mbledhjen e nënshkrimeve, nuk përdori emrin kushtetues të vendit appeared first on Telegrafi.