310 nxënës të shkollës 9-vjeçare Hamit Mullisi në Elbasan përballen çdo ditë me mungesën e ngrohjes në klasa.
Sipas prindërve , shkolla nuk plotëson as kushtet minimale për zhvillimin e mësimit ndërsa kërkojnë ndërhyrje urgjente nga ana e autoriteteve.
Prinder te nxenesve
Advertisement
—Problematika jane amortizimi i shkolles. Rrjeti elektrik. Banjot. Mungesa e terreneve sportive. Shkolla nuk ka ngrohje. Ka mbi 10 vite qe nuk vihet dore.
—Kushtet ketu jane zero. Sepse mungojne kushtet e ngrohjes dhe jo vetëm.
Advertisement
Ata thonë se nxënësit e kësaj shkolle diskriminohen pasi rreth 42% e tyre vjen nga komuniteti rom.
Ndërkohë nxënësit tregojnë se gjatë këtyre ditëve të ftohta ngrohen me rezistenca, të cilat janë blerë nga vetë mësuesit.
Rikonstruksioni i fundit në këtë shkollë është bërë në vitin 2000 dhe që atëherë nuk është investuar më.