Facebook do t’i fshijë të gjitha dezinformatat në lidhje me vaksinën antiCOVID

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Facebook do të fshijë të gjitha dezinformatat në lidhje me të gjitha vaksinat, që pretendohet se janë të dëmshme, të cilat përhapen në këtë platformë teknologjike.

Si pjesë e politikës së Facebook mbi dezinformimin e lidhur me COVID-19, tani do të heqë postimet me pretendime false për të gjitha vaksinat, njoftoi kompania në një postim të martën, transmeton The Guardian.

Këto udhëzime të reja të komunitetit zbatohen për postimet e krijuara nga përdoruesit, si dhe reklamat me pagesë, të cilat tashmë ishin të ndaluara të përfshinin dezinformata të tilla. Përdoruesit e Instagram do të përballen me të njëjtat kufizime.

“Ne do të fillojmë të zbatojmë këtë politikë menjëherë, me një fokus të veçantë në faqet, grupet dhe llogaritë që shkelin këto rregulla”, ka thënë Guy Rosen, i cili mbikëqyr vendimet e përmbajtjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy