“Për momentin nuk ka shenja se duhet të ketë shtrëngim të masave. Edhe më tej bëhen analiza intensive të llojit të virusit. Është gjetur vetëm ai i llojit britanik”.
Këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili shtoi se dje ka pasur takim me ambasadoren britaneze, për të këmbyer përvoja në lidhje me atë se si ka filluar lloji i ri i coronavirusit dhe çfarë masash janë ndërmarrë.
“Për momentin mendojmë se nuk duhet të largohemi nga masat që janë në fuqi”, tha në mes tjerash Filipçe.
Ai foli edhe për vaksinat e para që do të arrijnë në vend kundër coronavirusit, duke thënë se të njëjtat do të ruhen në frigoriferë në hapësirat e Shtëpisë së Shëndetit në Shkup./Telegrafi/
The post Për momentin nuk do të ketë shtrëngim të masave në Maqedoni appeared first on Telegrafi.