Uji vërshon sërish në fshatrat e Shkodrës, shumë shtëpi të rrezikuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Uji vërshon sërish në fshatrat e Shkodrës, shumë shtëpi të rrezikuara

Situata e përmbytjeve në qarkun Shkdoër vazhdon të jetë problematike. Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë 24 orëve të fundit, kanë bërë që niveli i ujit në Dajç dhe në lumin Drin të rritet sërish.

 

Sipas shtabit të emergjencave, sipërfaqja e përmbytur ka shkuar në rreth 3700 hektarë tokë bujqësore, pjesa më e madhe e të cilës në njësitë administrative Ana e Malit dhe atë të Dajçit.

 

Advertisement

Si rrjedhojë e rritjes së nivelit të ujit, fshati Obot vijon të jetë i bllokuar ndërsa banesat rrezikojnë përmbytjen. Deri më tani, sipas Vizion Plus,  në këtë zonë janë evakuuar dy familje.

 

Probleme të shumta ka  në fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, e Darragjat, ku më shumë se 120 shtëpi rrezikojnë përmbytjen. Sipas banorëve shkak për situatën janë bërë prurjet e hidrocentraleve dhe jo shirat.

 

Advertisement

Populli i kësaj zone dëmtohet çdo ditë. Dhe ajo se ca më bën mua të ngre zërin sepse neve po na trajtojnë si qenëie të vdekura. Po na lënë në harresë për gjërat më jetike. Ne përmbytemi në mënyrë të vazhdueshme nga 2010 deri sot që flasim. Dhe ju sic e shihni ky është ujë hidrocentrali dhe thonë që vjen nga ujërat e shirave.

 

Prezencë të madhe uji ka dhe në zonën e Velipojës, Gurit të Zi  dhe atë të bërdicës., ben te ditur Vizion Plus,.

Ndërkohë bashkia shkodër vazhdon të përsërisë apelin në drejtim të qeverisë për shpalljen e gjendjes së fakteqësisë natyrore në këtë qark.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy