Përdorimi i lëndëve narkotike është rritur dukshëm në Kërçovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për 3 muaj në këtë qytet janë kapur 20 persona me lëndënarkotike.

“Në zonën e SPB Kërçovë gjatë tetorit, nëntorit, dhjetorit 2020 dhe janarit 2021 janë dorëzuar gjithsej: 19 kallëzime penale kundër 20 autorëve, për kryerje të 22 veprave penale, nga të cilat 20 KD sipas nenit 215 “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve” dhe 2 KD sipas nenit 216 “Që mundësojnë përdorimin e lëndëve narkotike”, tregojnë të dhënat e SPB Ohër.

Përdoruesit e drogave në Kërçovë janë kryesisht të rinjtë. Sociologu Ismet Ballazhi thotë se kjo ndodh për shkak pandemisë kur shkollat janë mbyllura dhe të rinjtë nuk kanë se me çfarë të merren.

“Të rinjtë të cilët gjithashtu janë të çorientuar, të rinjtë nuk munden t’i bëjnë ballë një ndryshimi të menjëhershëm të jetës së përditshme e cila e karakterizonte me shoqërimin në shkollë ku në një far mënyrë në 6, 7 apo 8 orë rinia kalonte një proces edukativo arsimor. Tani janë shkëputur ato orë të themi kushtimisht dhe paraqitet çështja e organizimit të jetës së përditshme, organizimi i ditës, marrja me aktivitete të lira dhe gjithë këto faktorë e vështirësojnë në një far lloj mënyre dhe sfidojnë rininë për të ra pre e fenomenit të përdorimit të substancave narkotike”, vlerëson sociologu Ballazhi.

Advertisement

Në qytetin e Kërçovësgjithashtu ka mbi 14 kazino, ndërsa shkolla e mesme është e rrethuar me lokale.Sociologu Ballazhi mendon se pikërisht kjo është arsyeja pse të rinjtë marrin rrugën e gabuar ngase sapo dalin nga shkolla përballen me kafebare dhe kazino.

“Ka vetëm një qendër arsimore të mesme, por nga tjetër e diskutojmë se kjo qendër arsimore është e rrethuar nga të gjitha anët me lokale me kafebare nga njëra anë dhe nga ana tjetër lulëzon edhe çështja e lokaleve të bixhozit. Këto janë mesazhet në të cilët rinia nga mëngjesi deri në mbrëmje po ballafaqohet në çdo hap në hapësirën në të cilën e kalon brenda 8 orëve”, vlerëson më tej Ballazhi.

Ditë më parë policia kapi një grua 61 vjeçare nga Zvicra tek e cila gjeti kokainë. Më pas u ndaluan edhe disa persona tek të cilët u gjet dhe u konfiskua metadon dhe gjësende që përmbanin heroinë./TV21/

The post Përdorimi i lëndëve narkotike është rritur dukshëm në Kërçovë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy