Koha pranverore/ Dyndje nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Koha pranverore/ Dyndje nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Temperaturat e larta këtë fundjave kanë bërë që mijëra qytetarë nga Kosova të kalojnë doganen për të shijuar bregdetin shqiptar.

Mëngjesin e kësaj të shtune ka pasur një fluks të madh mjetesh që kalonin piken kufitare për tu qetësuar në zona të ndryshme bregdetare të Shqiperisë të shtunën dhe të dielën.

Megjithatë Vizion Plus pyeti shqiptarët e Kosovës që futeshin në vendin tonë, dhe konstatoi që shumë prej tyre vijnë edhe për të marr shërbime shëndetesore.

Pritjet per te hyre në Shqipëri kanë shkuar në më shumë se 30 minuta ndonëse punohet me intesitet.

Advertisement

Policia kufitare punon me 5 sportele e procedure te pershpejtuar por fluksi mbetet teper i madh.

Të paktën 12 mije  kosovare e 4500 mjete kanë hyrë deri paradite.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy