Njësiti mobil për siguri në trafik, më 2, 3, 4 dhe 5 shkurt ka realizuar kontrolle të shpeshtuara për sanksionim të vozitësve që e tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, edhe atë në autostradën Kumanovë – Veles dhe te qarkorja e Shkupit.
Gjatë këtyre kontrolleve janë sanksionuar 257 vozitës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“5 vetura kanë lëvizur me shpejtë mbi 70 km/h mbi të lejuarën, kurse 45 vetura me 50 deri 70 km/h mbi të lejuarën”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ata shtojnë se kontrollet e shpeshtuara do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës që vijon.
Advertisement
The post MPB: 257 gjoba për vozitje të shpejtë në autostradën Kumanovë-Veles dhe te qarkorja e Shkupit appeared first on Telegrafi.