Një studim i ri zbulon se 59% e francezëve nuk shohin afeksion në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, njofton AIM.
Bisedimet për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe RMV-në nuk kanë nisur, me Malin e Zi dhe Serbinë janë duke u zhvilluar, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova shihen si kandidatë të mundshëm.
Edhe pse këto vende janë ende në fillimet e procesit për anëtarësim drejt BE-së, raporti i publikuar nga Fondacioni për shoqëri të hapur tregon se më shumë se gjysma e francezëve janë kundër zgjerimit të BE-së.
Përderisa 49% konsiderojnë se anëtarësimi i Maqedonisë dhe Malit të Zi do të ishin shembull i keq. Për RMV-në 25 e të anketuarve janë shprehur se anëtarësimi do të ishte i mirë, ndërsa 26% nuk kanë përgjigje.
“Ballkani është një Kurban”, thotë Sebastian Grikur, drejtori i opservatorit për Ballkan nga fondacioni “Zhan Zhores”, i cili mori pjesë në këtë publikim.
Pavarësisht kësaj, Shkupi dhe Tirana kanë përparuar në krahasim me fqinjët e tyre. Parisi zyrtar insistoi të mos japë dritë të gjelbër për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE./Telegrafi/
The post Gati 50% e francezëve vlerësojnë se integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE do të ishte i keq për BE-në appeared first on Telegrafi.