Dikur bënte thirrje “dëboni shqiptarët”, tani i fton “hajde investoni”: Kthesa e fortë e ministrit bën jehonë në mediat greke

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dikur bënte thirrje “dëboni shqiptarët”, tani i fton “hajde investoni”: Kthesa e fortë e ministrit bën jehonë në mediat greke

Ministri i Zhvillimit dhe Investimeve Adonis Georgiadis, ftoi komunitetin e biznesit nga Shqipëria, por edhe nga rajoni i gjerë i Ballkanit, për të investuar në Greqi.

Georgiadis theksoi se biznesmenët shqiptarë janë të mirëpritur në Greqi, si dhe shumë grekë janë aktivë në Shqipëri dhe theksoi se në të ardhmen të dy vendet mund të kenë lidhje më të forta ekonomike, në kontekstin e një marrëdhënieje më të ngushtë evropiane.

Ftesa e ministrit për investitorët shqiptarë ka bërë jehonë në Greqi. Përse? Mediat kanë rikthyer deklaratat e Adonis Georgiadis disa vite më parë, në 2011 kur thoshte se shqiptarët duhet të dëbohen.

Kur ishte pjesë e partisë ekstreme greke LAOS, Georgiadis kërkonte dëbimin e shqiptarëve.

Advertisement

Në një nga emisionet e tij televizive ai tha: “Nesër automatikisht do të deportonim të gjithë shqiptarët nga Greqia.

Unë do t’i dëboja të nesërmen. Por unë jam unë, në pushtet, është PASOK” tha ai, që tashmë ka ndryshuar mendim, pasi u bë pjesë e Demokracisë së Re dhe tani është ministër.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy