Regjistrohen 373 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 7 pacientë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.107 testime dhe janë regjistruar 373 raste të reja.

Prej rasteve të reja 161 janë në Shkup, 34 Kavadar, Ohër 23, Tetovë dhe Prilep me 15, Strugë 14, Kumanovë 12, Gjevgjeli 11, Gostivar dhe Dellçevë 9, Veles dhe Koçani 7, Strumicë dhe Negoinë 6, manastir, Berovë, Kërçovë dhe Vinicë me nga 5, Shtip dhe Radovish 4, Krushevë 3, Resnjë Kriva Pallankë, Probishtip dhe Kratovë 2, Sveti Nikole, Bogdanci, Demir Kapi, Makedonska Kamenica dhe Dojran 1.

Gjatë kësaj periudhë janë regjistruar 638 pacientë të shëruar dhe shtatë të tjerë kanë humbur jetën, ku prej tyre dy janë nga Shkupi, dhe nga një rast ka në Tetovë, Veles, Ohër, Kërçovë dhe Dibër.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar 93.882 pacientë me coronavirus, ku prej tyre 83.424 janë shëruar dhe 2.900 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive mbete 7.558./Telegrafi/

Advertisement

The post Regjistrohen 373 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 7 pacientë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy