Studentët: Jo provime online/ Edhe pedagogët shprehin pakënaqësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studentët: Jo provime online/ Edhe pedagogët shprehin pakënaqësi

Ndërsa universitetet po planifikojnë realizimin e sezonit të provimeve online, studentët e kundërshtojnë këtë metodë.

Sipas tyre është i domosdoshëm kthimi në auditore, veçanërisht në shkencat ekzakte, në të cilat provimi në distancë nuk mund të kryhet as me alternativa dhe as me pyetje-përgjigje me gojë.

 

FRENKLI PRENGAJ

Advertisement


STUDENT I GJEOLOGJISE

 

“Dega ime punon me Classroom, nuk e di se me çfarë platforme do zhvillohen provimet online, por më thoni ju si mund të zhvillohet provimi i kimisë, i fizikës online? Apo me alternativa?Fakultetet nuk e kanë mundësinë për të zhvilluar provimet online. Do të ishte diçka e gabuar të bëheshin online, duke marrë parasysh që mësimi në atë metodë ka qenë jo efektiv.”

 

Advertisement

Në kundërshtinë e tyre, studentët gjejnë përkrahjen e pedagogëve, të cilët shprehen se universitetet nuk e kanë infrastrukturën e nevojshme për realizimin e provimeve virtuale.

 

REDI MUÇI


PEDAGOG I GJEOLOGJISE

Advertisement

 

“Universiteti është kthyer nga një orë mësimi nga telefoni, ku shkëputet herë pas here interneti. Aq më tepër në degë dhe lëndë të shkencave ekzakte. Provimet online janë të parealizueshme, edhe nqs do duhej të bëhen kështu, do duhej të ishin marrë masat shumë më herët. Për të siguruar infrastrukturën.”

 

Sipas pedagogëve, vlerësimi i një testi online në këto kushte, nuk do të përcaktojnë realisht njohuritë.

Advertisement

 

“Në vetvete, mënyra e vlerësimit do jetë shumë subjektive. fletorja e provimit përbën dokument për ne., në çdo rast, ajo fletore shkon dhe përpara komisionit. Online ne nuk e kemi kriter as për mësimin që ta ruajmë videon. Kështu mund të jetë dhe për provimin mendoj. Kush është dokumenti i vlerësimit siç duhet të njohurisë që ka prodhuar notën e provimit?”

 

Të martën studentët iu drejtuan me një peticion me 10 mijë firma ministrisë së arsimit ku kërkuan hapjen e fakulteteve për provime, seminare dhe punët laboratorike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy