Maqedoni: Administratorët akoma nuk janë sistemuar dhe nuk kanë filluar me punë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pritjet e zv.kryeministrit Artan Grubi se që nga 1 shkurti, të gjithë të punësuarit në administratë do të fillojnë me punë, nuk u realizuan.

Procedura për shpërndarjen e 1300 personave të cilët me vite nuk kanë shkuar në punë dhe kanë marrë rrogë, akoma është në rrjedhë.

Kryetarja e Këshillit Inspektorial Magdalena Filipovska – Grashkoska, tha se drejtorët e gjashtë inspektorateve i kanë thënë se administratorët nuk kanë filluar me punë në këto institucione, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në Inspektoratin e Tregut kanë qenë 35 persona, në Inspektoratin e Punës 14, ndërsa për të tjerët duhet t’ju informojë shtesë. Drejtorët thanë se personat akoma nuk janë vendosur dhe nuk kanë filluar me punë. Është e nevojshme të zbatohet e gjithë procedura, që do të fillojë përmes Ministrisë për Sistem Politik”, tha Filipovska – Grashkoska.

Advertisement

Ndryshe, zv.kryeministri Artan Grubi para dy javëve informoi se 1.349 administratorë, para se gjithash ekonomistë, juristë, por edhe me arsim të mesëm, do të sistemohen në 237 institucione.

Pritjet e tij ishin që administratorët që kanë qëndruar në shtëpi që nga shkurti të fillojnë me punë në disa institucione shtetërore, në mesin e të cilave edhe inspektorate./Telegrafi/

The post Maqedoni: Administratorët akoma nuk janë sistemuar dhe nuk kanë filluar me punë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy