Petrovska: Nuk kemi numër të mjaftueshëm të inspektorëve të mjedisit jetësor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Nuk kemi numër të mjaftueshëm të inspektorëve, megjithatë tani po bëjmë koordinim me inspektorët e autorizuar dhe në atë moment kur nuk mundet urgjentisht inspektori ynë të shkojë në terren atëherë do të drejtohemi në komunë në mënyrë që të mund të dokumentohet vetë ndotja”, informoi sot u.d. drejtoreshë e Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor, Ana Petrovska, duke shtuar se për momentin kanë 15 inspektorë në terren, ndërkaq u nevojiten edhe minimum 11.

Ajo tha se për momentin e përditësojnë listën e inpekstorëve të autorizuar në nivel local dhe ajo listë tregon për nevojën që komunat të cilat për momentin nuk kanë inspector të autorizuar, menjëherë të angazhojnë.

“Kryesisht, paraqitjet në kompetenca të tyre duhet të fokusohen në ndotësit e mëdhenj, në instalacionet të cilat kanë leje A të integruar apo elaborate për mbrojtje të mjedisit jetësor që janë miratuar nga ministri”.

“Inspektorati ka edhe shumë kompetenca të tjera, si për shembull, mundësi të veprojë së bashku me inspektimin teknik lidhur me lejet për eksploatim të lëndëve të para minerale, më pas veprojnë sipas Ligjit për organizma të modifikuar gjenetik, veprojnë sipas Ligjit për mbrojtje të natyrës ku së bashku me policinë pyjore apo Inspektoratin për gjueti, pylltari apo bujqësi, gjithashtu mund të kenë aktivitete koordinuese”, tha Petrovska.

Advertisement

Ajo shtoi se aktivitete të koordinuara, mund të kenë edhe me Agjencinë për ushqim dhe veterinari./Telegrafi/

 

The post Petrovska: Nuk kemi numër të mjaftueshëm të inspektorëve të mjedisit jetësor appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy