Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Vlado Misajlovski sot në një konferencë për shtyp tha se partia e tij do të paraqesë një interpelancë për zv. kryeministrin Ljupço Nikollovski dhe Ministrin Bojan Mariçiq.
Alarmi i kuq është ndezur për një kohë të gjatë, tha Misajlovski, duke shtuar se vendi me qeverinë aktuale ra në vendin e 111-të në Listën e Korrupsionit të Transparencës.
“Situata me korrupsionin është më e keqe se Kosova, Tanzania, Gambia dhe Bjellorusia. Kjo është një rënie prej 45 vendeve vetëm në vitet e menaxhimit dhe reformave të rreme të sistemit ligjor të Zoran Zaevit. Janë të nevojshme dorëheqjet, para së gjithash nga i ashtuquajturi zv. kryeministri për Luftimin e Korrupsionit Ljupço Nikollovski dhe Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, sepse ata jo vetëm që nuk e luftuan korrupsionin, por ajo gjithashtu është intensifikuar. Kjo është arsyeja pse OBRM-PDUKM do të paraqesë interpelancë në Kuvend për Ljupço Nikollovskin dhe Bojan Mariçiq. Jepni dorëheqjen menjëherë. “Përgjegjësi menjëherë”, tha Misajlovski./Telegrafi/
The post Misjalovski: OBRM-PDUKM do të ngrit interpelancë për Nikollovskin dhe Mariçiq appeared first on Telegrafi.